Politike

'Përdori McGonigal si vrasës për opozitën'/ Berisha: Parlamenti sot kishte ditën e turpit, Rama kreu MEGAKRIM, kërkojm dënimin më të rëndë

Berisha deklaron se Rama ka kryer krim të madh, duke paguar shefin e FBI-së.

26 Janar 2023, 12:11 Nga A.B
'Përdori McGonigal si vrasës për opozitën'/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Parlamenti kishte sot ditën e turpit. Jashtë seancës plenare, Berisha tha se Rama ka kryer megakrim duke u përfshirë në skandalin e korruptimit me 225 mijë euro të ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal. Ai u shpreh se Rama ka përdorur zyrtarin e lartë si vrasës për opozitën. Më tej, ai shtoi se ka bindjen se drejtësia shqiptare do t'i japë dënimin e duhur Ramës.

'Sot parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit. Parlamenti refuzoi kërkesën më legjitime të një grupi deputetësh për të zhvilluar një debat me urgjencë, për cështjen që ka goditur gjer në palcë vendet e lira. Imagjinoni se në cfarë afere është implikuar Shqipëria. Imagjinoni se si kryeministri ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, NATO dhe botës së lirë. Imaginoni një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë, Rama është sot njeriu me i inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, para saj duhet të flasin shqiptarët. Rama me dy bashkëpuntorë ka paguar shefin e FBI, njerin për të ndjekur të gjitha rrjetet e spiunazhit në SHBA. 

Rama ka përdorur agjentin si vrasës me pagesë për të trilluar kundër opozitës shqiptare, kjo përbën një megakrim, krim ndërkombëtar, do kërkojmë që ti japin dënimin më të rëndë.'- tha Berisha.

sali berisha seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2023, 11:42 k.m.

Përjashtohet nga Kuvendi Sali Berisha

Sali Berisha TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Beri...