Politike

Seanca për viktimat e Holokaustit, Spiropali: Do hapim në Vlorë muzeun hebraik

Spiropali tregoi sakrificat që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

26 Janar 2023, 10:59 Nga A.B
Seanca për viktimat e Holokaustit, Spiropali: Do hapim në Vlorë
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi ditën e sotme se përveç muzeut hebraik në Berat do të ngrihet dhe një tjetër në Vlorë, si edhe një Qendër Kulturore në Tiranë për të treguar historinë e Holokaustit. Gjatë seancës së posaçme, Spiropali tregoi sakrificat që kanë bërë shqiptarët për të mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

"Një prej peri më të errëta të historisë njerëzore, çmimeve më të rëndë ta gjakut që njerëzimi ka paguar. Harresa është një dhuratë hyjnore, të harrosh do të thotë të hedhsh të ligën pas krahëve, të harrosh do të thotë edhe të shërohesh. Në rastin e holokaustit është  e kundërta. Kujtesa e asaj që është bërë si krim kundër njerëzimit, është mjeti më i rënd për të kuptuar se çfarë ngjau dhe mbi të gjitha për të mos lejuar përsëritjen e saj në çfarëdo lloj forme. Shqipëria dhe Izraeli kanë patur pikat e tyre të kon shumë hershëm, si një shenjë e fatit që bashkon. Sjellja e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Shqiptaret nuk dorëzuan asnjë hebre tek autoritet e pushtimit. Ajo që ka bërë etërit tanë ishte e shkruar në gjenetikën. Ne shqiptarët mikun e kemi trajtuar si zot. 3750 hebrenj të strehuar dhe shpëtuar në Shqipëri gjatë përparimit nazist. Numër që krijon simetri befasuese. Në vitet 70-80, 3 mijë hebrenj gjetën strehë në Shqipëri. Hapëm një muze në Berat, po ngremë një në Vlorë dhe qendër kulturore hebraike në Tiranë, për tu treguar brezave këtë thesar të çmuar. Për të forcuar vetëdijen për veprat më t larta të njerëzimit", tha Spiropali. 

elisa spiropali seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll