Politike

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Mediu: Ditë reflektimi dhe dhimbje, të na bëjë më të vlefshëm e njerëzor

Mediu përçoi mesazhin se kjo ditë duhet të na bëjë më të vlefshëm e më njerëzor.

26 Janar 2023, 10:44 Nga a,b
Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, Mediu: Ditë reflektimi dhe
Fatmir Mediu

TIRANË- Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë për të përkujtuar viktimat e Holokaustit. Ai u shpreh se dita e sotme është një ditë kujtimit për viktimat. Mediu përçoi mesazhin se kjo ditë duhet të na bëjë më të vlefshëm e më njerëzor.

“Sot është ditë e veçantë dhimbje dhe refklektimi. Kush e harron tëe kalarën është e destinuar ta përsërisë atë. Kjo është një thënie që na bën të reflktojmë. Hookausitështë ditë e largët por ato që ndodhën ngrenë kokë herë pas here. Dita e Holokaustit është dita e përkujtimit për një dhimbje mbarënjerzore të torturave çnjerëzore. Ne kemi një histori që na bën krenar. Mund të përmendim raste pafund. Nuk është më vetëm bota e demokracisë por edhe diktatoriale. Këtë e tregon lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tentativa për tension në Ballkan ndaj duhet të jemi të vëmendshëm. Të jetë moment reflektimi për secilin nga ne. Le të mbetet kjo ditë dhimbje një ditë reflektimi për të na bërë më të vlefshëm e njerëzor”, tha Mediu.

fatmir mediu seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll