Politike

Dosja e ish-agjentit të FBI-së, Meta: Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm!

Meta është shprehet se Rama ka bashkëpunuar me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, për të goditur opozitën.

25 Janar 2023, 21:33 Nga F.M
Dosja e ish-agjentit të FBI-së, Meta: Dorëheqja e Edi Ramës
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kryeministrit është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Në një postim në Facebook, Meta është shprehet se Rama ka bashkëpunuar me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, për të goditur opozitën.

“Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm”, ka shkruar Meta.

Reagimi i Metës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll