25 Janar 2023, 18:54
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Fjala ''mik'' nuk ka të njëjtin kuptim për kryeministrin Edi Rama, në shtator të vitit 2022 dhe në janar të këtij viti. Termi me të cilin përshkroi marrëdhënien që kishte me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, të vënë nën akuzë për korrupsion, sot për kreu e qeverisë Edi Rama, kishte tjetër kuptim. Përpara gazetarëve, Rama tha se kishte përdorur fjalën 'mik' në gjuhën angleze në shtator, që nuk ka të njëjtin kuptim si në shqip sipas tij.
"E para punës, fjala mik është një fjalë shumë e madhe, unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies dhe kam thënë “Friendly relation”, një raport miqësor. Në këtë sens kam thënë “Po, ka qenë një mik”, por jo mik në kuptimin që kam ndarë me të jetën për shumë vite. E kam takuar disa herë, e kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zyrën e New York ku më ka prezantuar dhe kolegë të tjerë, ku më ka dhënë dhe nga ato dhuratat, kapele e medalje që në Big Brotherin politik u shfaqën si aparatura përgjimi dhe ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë që të shkëmbej biseda, opinione lidhur me ato fusha të cilat ai ishte një ekspert i nivelit të lartë, krimi, korrupsioni, Amerika, Ballkani, Shqipëria,"- tha kryeministri.
Por, 'harron' që deklaratat raportohen, ruhen dhe arkivohen për tu përdorur kur është nevoja, në një ditë si sot, kur kryeministri Rama 'ha' fjalët e veta. Në videon e mëposhtme, shihet qartë që kryesocialisti nuk ka folur anglish, por shqip.
"Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia e nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Dhe nuk është e tmerrshme për mua sepse nuk kam asnjë problem dhe për sa kohë vijoj në këtë detyrë i kam marrë parasysh dhe pres më shumë se kaq, i pres të gjitha. Por është e tmerrshme për këtë popull për këtë vend, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare e parime e tradita. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, biznes të çfarëdollojshëm, me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin tij. Kjo është çmenduri”, deklaronte Rama, në shtator të vitit 2022.
edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal
Politike
25 Janar 2023, 17:58
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment në lidhje me akuzat se ka korruptuar ish-agjentin e FBI...
Politike
25 Janar 2023, 17:51
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka tërhequr mbrapsht fjalët 'mik', term me të cilin i referohej më herët ish-agjentit ...
Politike
25 Janar 2023, 17:47
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si është njohur me 'Personin A' dhe 'Personin B', që janë përkatësi...
Politike
25 Janar 2023, 17:44
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me Agron Nezajn, njeriun që në dosjen e ish-agjentit të FBI...
Politike
25 Janar 2023, 17:37
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar mbledhje sot. Berisha mblodhi grupin parlamentar, nd&eum...
Politike
25 Janar 2023, 17:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi i drejtësisë amerikane nuk ka vend për komente. Referuar dosj...
Politike
25 Janar 2023, 17:27
Charles McGonigal
TIRANË- Akuzat kundër një ish-agjenti të rangut të lartë të Byrosë Federale të Hetimeve n&eu...
Politike
25 Janar 2023, 17:15
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Monitorimi i kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që përfshinte periudhën 13 janar – 23 janar ka n...
Politike
25 Janar 2023, 16:20
F.M
Ilirian Celibashi
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur disa parti politike në Shqipëri, pasi kanë tejkaluar s...
Politike
25 Janar 2023, 14:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me 220 ndërhyrjet që janë bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvilli...