Politike

VIDEO/ Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën disa herë! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Rama tha se takimet janë zhvilluar, por kjo nuk është arsye për të dlaë në përfundime e për të ngritur akuza.

25 Janar 2023, 17:44 Nga F.M
VIDEO/ Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën disa herë!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me Agron Nezajn, njeriun që në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles MCGonigal del si 'Personi A'. Në një prononcim për mediat pas mbedhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se takimet janë zhvilluar, por kjo nuk është arsye për të dlaë në përfundime e për të ngritur akuza. Kjo zhurmë, sipas Ramës po përdoret për të sfumuar përgjimet e reja lidhur me 21 Janarin.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Emri juaj përmendet në atë akuzë 14 herë dhe gjithashtu ka 4 takime tuajat me ish zyrtarin e FBI-së. Çfarë keni diskutuar me këtë ish zyrtar ju, në prani dhe të njerëzve të tretë; ka qenë një ish agjent i Inteligjencës shqiptare dhe një person i cili punon për kompani kineze por përdor e-mailin e shtetit shqiptar. Çfarë është diskutuar në këto takime?

Edi Rama: Këto janë derivate të keq leximit të këtushëm, përmendja e emrit si pjesë në një takim apo në një takim tjetër nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në Shtetet e Bashkuara. Në Shtetet e Bashkuara është bërë një hetim dhe janë nxjerrë përfundime dhe në përfundimet e hetimit të Shteteve të Bashkuara nuk ka absolutisht asnjë lidhje me të gjitha këto që thoni ju. “Takove një zyrtar të lartë të FBI-së?” “Po, e takova.” “Takove një zyrtar të lartë të FBI-së disa herë?” “Po, e takova”. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së qorollepsjes së njerëzve dhe të zhurmës për zhurmë, aq më tepër në kushtet kur jemi përpara një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës së ministrit të Drejtësisë dhe partisë Socialiste për të hapur hetimin në Prokurorinë e Posaçme dhe kush do të kuptojë e kupton se unë nuk mund të komentoj asgjënë, të komentoj mbi komente është e kotë. Unë dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që çështja kryesore është një çështje krejt tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI-së.

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll