Politike

(VIDEO) Dosja e ish-agjentit të FBI/ Rama e lidh me 21 janarin: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat jepen nga shteti!

Me këtë të fundit, ai iu referua 21 janarit.

25 Janar 2023, 17:41 Nga F.M
(VIDEO) Dosja e ish-agjentit të FBI/ Rama e lidh me 21 janarin:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi i drejtësisë amerikane nuk ka vend për komente. Referuar dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, Rama tha se drejtësia amerikane nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo nga pakujdesia kur urdhrat jepen nga dritaret e institucioneve. Me këtë të fundit, ai iu referua 21 janarit. 

Pjesë nga prononcimi i Ramës:

Zoti Rama, keni një përgjigje për akuzat e opozitës, sa i takon lidhjes suaj me ish zyrtarin e FBI-së, të arrestuar në SHBA?

Edi Rama: Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me doemos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje joçështje sepse është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane, e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ia përton, siç e keni parë, askujt. Në rastin konkret, ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

edi rama arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll