Politike

Eventi i Ministrisë së Bujqësisë, shumë të ftuar, por mungoi...Rama!

Në takimin e organizuar për të vënë logo në produktet 'puro' shqiptare, mori pjesë ministrja Frida Krifca, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm. Mungoi kryeministri Edi Rama. 

25 Janar 2023, 19:35 Nga k.m.
Eventi i Ministrisë së Bujqësisë, shumë të ftuar,
Pamje nga eventi

TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvilimt Rural ka mbajtur një takim të rëndësishem me kryefjalë certifikimin e prodhimeve të origjinës rrit e mbron markën “Made in Albania”. Në takimin e organizuar për të vënë logo në produktet 'puro' shqiptare, mori pjesë ministrja Frida Krifca, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm. Mungoi kryeministri Edi Rama. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ishte parashikuar që të ishte pjesë e takimit të sotëm, por nuk ka zgjedhur që të mos shkojë. Mirëpo edhe pse nuk ishte i pranishëm, eventin e shpërndau në rrjetin e tij social në Facebook.

Me shumë gjasa ka zgjedhur që të evitojë daljet publike që pas daljes së emrit të tij në dosjen e FBI, ku u arrestua ish-zyrtari i lartë, Charles McGonigal. 

Në dokument, faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll