Sport

E VEÇANTË! Ditë historike për Felipe Melon: ish-lojtari i Juventusit dhe Interit, stërvitet së bashku me djalin e tij...

Ishte vetë Felipe Melo, ai, i cili në Instagram dokumentoi momentin historik

25 Janar 2023, 21:08 Nga DOSJA

E VEÇANTË! Ditë historike për Felipe Melon: ish-lojtari i

BRAZIL - Një shok i veçantë shtohet për Felipe Melo. Ish-lojtari brazilian, që ka luajtur në Europë me Fiorentinën, Juventusin dhe Interin ndër të tjera, tani në moshën 39-vjeçare vazhdon të luajë me Fluminensen në Brazil.

Por sot, mesfushori mbrojtës, ka provuar emocione të veçanta, ai është stërvitur për herë të parë me David Melo, djalin e tij 18-vjeçar të përzgjedhur te U-20 dhe të promovuar së fundmi në ekipin e parë. 

Ishte vetë Felipe Melo, ai, i cili në Instagram dokumentoi momentin historik: "Sot Davidi dhe unë jetuam një përvojë unike, babë e bir së bashku në fushë. E paharrueshme! Urime djalit tim për një tjetër moment historik në karrierën e tij, dhe ky është vetëm fillimi."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Felipe Melo (@felipemelo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll