Sport

VIDEO/ Dhunë në Bundesligë! Luftë me shkopinj dhe... birra ndaj tifozëve ‘Blue’

Videoja e publikuar nga tribuna tregon një sherr të ashpër, që u përshkallëzua në një... ballë për ballë mes një tifozi të Shalkes dhe një tifozi të të Bulls

25 Janar 2023, 19:36 Nga DOSJA

VIDEO/ Dhunë në Bundesligë! Luftë me shkopinj dhe... birra

GJERMANI - Një pjesë e tifozëve të Schalkes nuk është dashur vetëm të përballen me humbjen poshtëruese nga Leipzig (1-6), por edhe me sulmin e mysafirëve, të cilët i kanë derdhur me birra mbi trup dhe i kanë goditur me shkopinj.

Rikthimi i tifozëve brenda “Gelsenkirchen”, pas nëntorit të kaluar, ishte një makth për  Schalken. Blutë mbretërorë pësuan një disfatë poshtëruese nga Leipzig (1-6) dhe mbetën në fund të Bundesligës, ndërsa loja nuk kaloi pa tensione në tribuna mes tifozëve të dy skuadrave.

Videoja e publikuar nga tribuna tregon një sherr të ashpër, që u përshkallëzua në një... ballë për ballë mes një tifozi të Shalkes dhe një tifozi të të Bulls që ishte mbi ndarjen.

Ky i fundit shihet në fillim duke e lagur me birrë tifozin ‘Royal Blue’ dhe më pas merr një shtyllë dhe e godet në fytyrë. Në fakt, ai merr ndihmë edhe nga ndjekësit e tij, duke vazhduar të shajë dhe të bëjë gjeste ndaj tifozëve të Schalkes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll