Sport

“Ai refuzoi Parisin, Barça është stacioni më i mundshëm”, sipas shtypi spanjol...

Këtë herë zërat vijnë nga Spanja dhe gazetari Gerard Romero ka raportuar se Messi ka ndryshuar planet dhe nuk do të nënshkruajë kontratë të re me parizienët,

25 Janar 2023, 17:40 Nga DOSJA

“Ai refuzoi Parisin, Barça është stacioni më i

SPANJE - Thashethemet e reja nga Spanja e lidhin Lionel Messin me një rikthim të mundshëm në Barcelonë, pasi sipas gazetarit Gerard Romero, ylli argjentinas më në fund ka refuzuar ofertën e rinovimit të Paris Saint-Germain.

Akoma nuk është zyrtarizuar marrëveshja verbale e Lionel Messit me Paris SG-në për rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. E ndërsa pasiguria mbetet, ajo i jep ushqim skenarëve për të ardhmen e kampionit argjentinas të botës, të cilat ende e lidhin atë me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Këtë herë zërat vijnë nga Spanja dhe gazetari i njohur i Barçës, Gerard Romero, i cili raportoi se Messi ka ndryshuar planet dhe nuk do të nënshkruajë kontratë të re me parizienët, pavarësisht marrëveshjes në parim.

Në të njëjtin publikim theksohet se “fitimi i Kupës së Botës e bëri atë të rishikojë mënyrën e të menduarit dhe të ketë interesa të tjera në lidhje me të ardhmen e tij”.

Ky i fundit kuptohet si mendimi i Messit për një rikthim në Barcelonë, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë tregues apo zhvillim serioz për të konfirmuar këtë skenar.

Messi ka edhe pesë muaj të mbetur nga kontrata e tij me Parisin dhe pritet të marrë vendimin e tij së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll