Sport

Abissnet Superiore/ Pas tri dështimesh, Laçi gjen fitoren ndaj Kastriotit. Zhgënjen Vllaznia, Shensoi debuton me fitore...

Në kuadër të javës së 18-të të Abissnet Superiores, janë luajtur dy takime: Laçi-Kastrioti 4-1 dhe Bylis-Vllaznia 1-0. Nesër luhen tri takimet e tjera: Egnatia-Kukësi, Partizani-Teuta dhe Erzeni_Tirana

25 Janar 2023, 16:48 Nga DOSJA
Abissnet Superiore/ Pas tri dështimesh, Laçi gjen fitoren ndaj

TIRANE - Pasditen e sotme janë zhvilluar dy takime të javës së 18-të të Abissnet Superiores, në të cilat skuadrat vendase kanë fituar. Skuadra kurbinase e Laçi fitoi 4-1 ndaj krutanëve të Kastrotit, ndërsa të ‘Adush Muça’ të Ballshit, skuadra mallakastriote e Bylisit mposhti 1-0 shkodranët e Vllaznisë.

Pas tri humbjeve radhazi, kurbinasit e Laçit arritën një fitore të thellë e bindëse me rezultatin  4-1 përballë Kastriotit. Skuadra kurbinase e dominoi kundërshtarin që në fillim, duke e zhbllokuar rezultatin me Vasil Shkurtajn që në minutën e 16-të. Pa kaluar ende gjysmë ore lojë, erdhi edhe goli i 2-0, i realizuar nga Spahiu.

Laçi e nisi me vrull edhe pjesë e dytë, me Akinyemin që i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 49-të. Më pas, në shtesë ishte Geci (90’+2) që fiksoi rezultatin përfundimtar 4-1. Golin e nderit për miqtë e shënoi Joan Çela në minutën e 81-të.

Në përvojën e tij të tretë në stolin e Bylisit, trajneri Naxhi Shensoi debutoi me fitore dhe mori tri pikë të vyera ndaj Vllaznisë në “Adush Muça”, duke iu larguar përkohësisht zonës së ftohtë të renditjes.

Golin që vendosi sfidë për ballshiotët ishte ai Souza Ferreyra në minutën e 59-të, i cili shfrytëzoi një rreshtim të gabuar të mbrojtjes shkodrane. Zëvendësimet e trajnerit Josa nuk sollën ndryshimin e rezultatit, ku u përfshi edhe Bekim Balaj që në minutën e 53-të zuri vendin e Kainës.

Shkodranët thyhet kështu pas 3 fitoresh radhazi dhe nuk arrijnë të ngjiten përkohësisht në krye. Nga ana tjetër, mallakastriotët marrin fitoren e parë për 2023-shin dhe pozicionohen në vendin e shtatë me 20 pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll