Sport

Merr kërcënime për jetën, pasi u akuzua se është gay! Ish-gjyqtari i njohur britanik jep dorëheqjen dhe largohet nga Egjipti...

Gazeta angleze 'Sun' thekson, se ai që ka përhapur fjalët e rreme është vetë presidenti i Zamalek, Mortada Mansour! Në veçanti, njeriu i fuqishëm i klubit zbuloi se Clattenberg ka lënë gruan e tij dhe është në një lidhje me një burrë…

25 Janar 2023, 20:17 Nga DOSJA

Merr kërcënime për jetën, pasi u akuzua se është

ANGLI - Sipas “Sun”, presidenti i KED-it, ish-gjyqtari i njohur britanik Mark Clattenberg, është detyruar të japë dorëheqjen nga Federata Egjiptiane për shkak të kërcënimeve që ka marrë për jetën e tij, pas një thashethemesh të përhapur se ai është homoseksual, fjalë të përhapura nga presidenti i Zamalek.

Qëndrimi i Mark Clattenberg në Egjipt, si kreu i arbitrazhit zgjati vetëm pesë muaj. Ish-presidenti anglez i KED-it dorëzoi dorëheqjen në Federatën Egjiptiane dhe u largua nga vendi afrikan, në thelb i detyruar ta bënte këtë, pasi sipas “Sun”, ai po merrte kërcënime për jetën pasi qarkulluan zëra se ai është homoseksual!

Merr kërcënime për jetën, pasi u akuzua se është

Gazeta angleze thekson, se ai që ka përhapur fjalët e rreme është vetë presidenti i Zamalek, Mortada Mansour! Në veçanti, njeriu i fuqishëm i klubit zbuloi se Clattenberg  ka lënë gruan e tij dhe është në një lidhje me një burrë, gjë që shkaktoi një protestë te një pjesë e tifozëve "gjaknxehtë" të Zamalek, të cilët filluan ta kërcënojnë gjithnjë e më shumë kohët e fundit ish-gjyqtarin anglez.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme e largimit të ish-arbitrit 47-vjeçar të Premier League. Ndër të tjera, Clattenberg nuk ishte në gjendje të vazhdonte për shkak të ndryshimeve që Liga po bënte në përkufizimet e saj, me arbitrat që shpesh merrnin vendime të diskutueshme.  Madje, përveç gjithçkaje, Federata Egjiptiane dyshohet se e ka lënë pa pagesë dy muajt e fundit. Kontrata që ai nënshkroi verën e kaluar përfshinte një pagë prej rreth 32,000 paund në muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll