Sport

Sauditët e Al Nassr, gati në ‘tavolinë’ 100 milionë euro për kroatin Luka Modric...

Sipas gazetës Okaz, skuadra saudite Al Nassr i ka paraqitur një propozim kroatit Luka Modric për një kontratë 2.5-vjeçare dhe një pagë prej 100 milionë euro.

25 Janar 2023, 15:49 Nga DOSJA

Sauditët e Al Nassr, gati në ‘tavolinë’ 100

ARABIA SAUDITE - Kontrata e tij me Real Madrid skadon qershorin e ardhshëm dhe 37-vjeçari Luka Modric nuk ka gjasa të rinovojë me klubin spanjol të ‘los blancos’. 

Sipas informacioneve nga e përditshmja saudite Okaz, me qendër në Jeddah, drejtuesit e Al Nassr i kanë dorëzuar fantazistit kroat Modric një propozim për një kontratë 2.5-vjeçare dhe me një pagë prej 40 milionë eurosh në vit. Që do të thotë, se nëse mesfushori kroat pranon, ai do të arkëtojë gjithsej 100 milionë euro! 

Gazetë e madhe në Arabinë Saudite, sqaron se fituesi i “Topit të Artë” 2018 ka shprehur tashmë dëshirën e tij për t'iu bashkuar klubit të CR7.

Sigurisht, vlen të theksohet se që nga dita kur sulmuesi portugez nënshkroi për Al Nassr, Sergio Ramos, Marcelo, Hazard, të cilët ishin bashkëlojtarët e tij te Reali, shikohen si objektiva të mundshëm të skuadrës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll