Politike

Akuzat e Gjiknurit, i PËRGJIGJET Berisha: S'e kam kushëri, Ramës ia lashë për shërbime, ai...

Sali Berisha tha se ndryshe nga ç'pretendon Gjiknuri, ai nuk ka asnjë lidhje familjare me Agron Nezën. 

25 Janar 2023, 11:37 Nga k.m.
Akuzat e Gjiknurit, i PËRGJIGJET Berisha: S'e kam kushëri,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit lidhur me çështjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Berisha tha se ndryshe nga ç'pretendon Gjiknuri, ai nuk ka asnjë lidhje familjare me Agron Nezën. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fatin e McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda. Tirana është një epiqendër botërore dhe Edi Rama nuk njeh asnjë parim. Asnjë vit më pak dënim nuk meriton Edi Rama. Ka kryer akte që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi. Ka përdorur elemente të policisë sekrete të Enver Hoxhës. Edi Rama duhet të zbërthehet do të ketë komision hetimor parlamentar. Do të ketë bashkëpunim me çdo institucion të SHBA për t'i shkuar deri në fund kësaj çështje. Lë hije të tmerrshme. Gjithë mediat e botës ziejnë se u pagua nga kryeministri shqiptar. E merrni me mend se çfarë përshtypjesh krijon kjo në botë. Ai duhet të ikë, nuk mund të ketë vend në qeverisje.

Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me një prej personave që e keni akuzuar zotin Neza që tha se është kushëriri juaj, deklaratat i cilësoi për t'u ikur përgjegjësive për 21 janarin?

Berisha: Duhet të jetë kretin. Unë ia thashë Agron Nezën për shërbime, ai...Unë nuk e kam kushëri, nuk e njoh. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Ai sekretari i PS është mafioz 

sali berisha sali berisha 25 janar 2023

Sondazh

Poll