Aktualitet

Digjet shtëpia e të moshuarve në Lushnje, shkak një shkëndijë elektrike, kryefamiljari: Nuk ka shpëtuar asgjë

Kur ka hapur derën, zjarri ka përfshirë gjithçka dhe me vështirësi ka bërë të mundur të shpëtojë bashkëshorten.

25 Janar 2023, 13:41 Nga a.l
Digjet shtëpia e të moshuarve në Lushnje, shkak një
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një banesë ku jetoni dy të moshuar është përfshirë nga flakët në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 2 pas mesnate ku fillimisht është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës. Sapo ka hapur derën flakët janë përpapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët.

Edhe pse në ndihmë kanë ardhur banorë, dhe forcat zjarrfikëse ka qenë e pa mundur fikja e flakëve. Banesa është e djegur totalisht duke i lënë në qiell të hapur çiftin e të moshuarve. Sipas hetimeve të para dyshimet janë se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Kryefamiljari ka treguar momentin kur banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mesnatës kur i moashuari ka ndjerë një kërcitje dhe më pas ka parë se banesa ka qenë e përfshirë nga tymi. Kur ka hapur derën, zjarri ka përfshirë gjithçka dhe me vështirësi ka bërë të mundur të shpëtojë bashkëshorten.

"Në 2 pa 10 dëgjova një zhurmë, isha në gjumë, mendova se ishte frigoriferi kur stakohet. Kur hap derën kishte shumë tym, kur u fut gruaja brenda del flaka, po përpiqesha ta gjeja,  nga drita arrita ta gjeja. Nuk ka shpëtuar asgjë. Instalimet kanë qenë të vjetra."-u shpreh kryefamiljari.

Ekspertët e zjarrfikësve po punojnë për zbardhjen e rrethanave ndërsa mendohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

digjet banesa ne lushnje

Sondazh

Poll