Aktualitet

Blenë ushqime në dyqanin e fshatit Memzotaj, nxënësit shfaqin probleme shëndetësore, policia heton pronarin

Nxënësit deklaruan se ushqimet i kishin blerë në një dyqan të fshatit e pasi i konsumuan nuk janë ndjerë mirë.

25 Janar 2023, 12:43 Nga A.B
Blenë ushqime në dyqanin e fshatit Memzotaj, nxënësit
Klasa

KAVAJË- Ushqimet që tregtohen pranë shkollës i kanë shkaktuar probleme nxënësve. Kjo ka ndodhur sot në fshatin Memzotaj. Disa nxënës kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi konsumuan produkte ushqimore.

Në polici, nxënësit deklaruan se ushqimet i kishin blerë në një dyqan të fshatit e pasi i konsumuan nuk janë ndjerë mirë. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë nën hetim pronari i dyqanit, një 48-vjeçar me iniciale M.H.

nxenesit me probleme shendetesore ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll