Aktualitet

Vrasjet në 21 janar 2011, policia e Tiranës në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë për audiopërgjimin

Shkak për këtë kontroll është për audiopërgjimi i ri i publikuar në 12-vjetorin e vrasjeve që ndodhen në "Bulevardin Dëshmorët e Kombit".

25 Janar 2023, 12:16 Nga k.m.
Vrasjet në 21 janar 2011, policia e Tiranës në shtëpinë
Aleks Nika

TIRANË- Policia e Tiranës ka shkuar për kontrolle në banesën e të ndjerit Aleks Nika, ku kanë marrë në pyetje xhaxhanë dhe babanë e tij, Mark dhe Ndue Nikën. Ishte gazetari Artan Hoxha, ai që ka bërë me dije se efektivët e Policisë kanë shkuar në banesën e familjes Nika në perifier të Lezhës për të marrë deklarime. Shkak për këtë kontroll është për audiopërgjimi i ri i publikuar në 12-vjetorin e vrasjeve që ndodhen në "Bulevardin Dëshmorët e Kombit".

"Me ne fund, pasi kane kaluar me shume se 12 vite nga masakra e 21 janarit 2011, kur kater protestues mbeten te vrare ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, prokuroria ka shkuar ne banesen e Aleks Nikes, ne periferi te Lezhe. Ne mengjesin e sotem, oficeret e policise gjyqesore nga Tirana, kane trokitur ne banesen e familjes Nika, per te marre deklarime ne lidhje me hetimin e riaktivizuar te dosjes se “21 janarit”. Babai i Aleksit, Ndue Nika dhe xhaxhai i tij, Mark Nika, kembengulin se hetimin e kesaj çeshtje duhet ta marre persiper SPAK, pasi ata e kane humbur besimin tek strukturat e tjera te drejtesise,"-ka shkruar në postimin e tij Artan Hoxha.

Po sot, sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bëri të ditur se PS do të dorëzojë sot në SPAK padinë penale ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendin në lidhje me ngjarjen e ndodhur në protestën e 21 janarit, ku u vranë katër protestues në bulevard, ndërsa ka kërkuar që Artan Hoxha të merret si burim. Ndërkohë që xhaxhai i viktimës, Mark Nika pretendoi dje se ishte ai që e siguroi përgjimin e radios dhe ia dha ai më pas për ta publikuar gazetarit Hoxha. 

Por çfarë ndodhi atë ditë?  

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

aleks nika 21 janar 2011

Sondazh

Poll