Aktualitet

Shtëpia e barit në Shijak, Selman Krasniqi arratiset drejt Italisë, i vëllai nuk tregon: E mbaj burgun  

Mësohet se 46-vjeçari ka deklaruar para policisë së arrin që ta mbaj burgun dhe pjesëtarët e tjerë që grupit kriminal që janë të përfshirë nga trafikun e lëndëve narkotike të mos i dorëzoj. 

25 Janar 2023, 12:16 Nga I.A
Shtëpia e barit në Shijak, Selman Krasniqi arratiset drejt
Selman Krasniqi

SHIJAK- Fredi Krasniqi që u arrestua ditën e djeshme në Shijak për shtëpinë e barit ka refuzuar të flasë para autoriteteve. Mësohet se 46-vjeçari ka deklaruar para policisë së arrin që ta mbaj burgun dhe pjesëtarët e tjerë që grupit kriminal që janë të përfshirë nga trafikun e lëndëve narkotike të mos i dorëzoj. 

"E mbaj burgun", raportohet të ketë thënë 46-vjeçari. 

Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë. 

Ditën e djeshme në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. 

fredi krasniqi selman krasniqi shtepi bari ne shijak operacioni krahet e krimit

Sondazh

Poll