Aktualitet

Sherri me armë zjarri tek ish-Parku, arrestohet pas më shumë se një viti 27-vjeçari

I riu, i vendosur në pranga, ai u përplas me armë disa persona të tjerë te ish-Parku i Autobusëve në kryeqytet ku një person mbeti i plagosur.

25 Janar 2023, 13:05 Nga k.m.
Sherri me armë zjarri tek ish-Parku, arrestohet pas më shumë se
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Xhulio Vela, 27 vjeç, është vënë në pranga nga Policia e Shteti pasi akuzohet për përplasjen me armë zjarri të ndodhur më tetor të vitit 2021 në Tiranë. Një sherr mes disa personave rezultoi në përdorimin e armëve dhe mbetën të plagosur ai vetë, bashkë me Aleksandër Nikollën. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Frosina Plaku”, ose siç njihet ndryshe si zona e ish-Parkut të autobusëve.

Daniel Manushi, Islam Xhetani dhe Farjon Palushi janë përfshirë në sherr me Aleksandër Nikollën dhe Xhulio Velën, teksa këta të fundit po prisnin radhën tek berbeti. Më pas, Farjon Palushi qëlloi me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës. Por po ashtu ka dyshime që përplasja të ketë pasur lidhje edhe me shpërndarjen e drogës. Kjo pasi Farjon Palushi ka qenë i arrestuar më parë si pjesë e një rrjeti shpërndarje të lëndës narkotike në zonën e ish-Parkut dhe duhet të ishte në “Arrest shtëpie”, por lëvizte lirshëm në rrugët e lagjes. Ndërsa Daniel Manushi, rezultoi i dënuar pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një efektivi policie, duke e plagosur rëndë. Edhe Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela rezultojnë të jenë të përfshirë në shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. U konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas, në tetor 2021, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim. 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën "Babë Rexha", kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Në tetor të vitit 2021, në rrugën "Frosina Plaku", shtetasi Xh. V. është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane xhulio vela

Sondazh

Poll