Politike

Marrëveshje me PDIU? Berisha: I kemi vendosur disa kontakte, nuk e di nëse ka diskutuar me maxhorancën

Kreu i PD shtoi se nuk është i sigurtë nëse PDIU ka marrëveshje me maxhorancën. 

25 Janar 2023, 11:32 Nga A.B
Marrëveshje me PDIU? Berisha: I kemi vendosur disa kontakte, nuk e di
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nëse do të ketë marrëveshje me PDIU-në njëjtë siç bëri ditën e sotme me PBDNJ-në. Berisha tha se kanë vendosur disa kontakte mirëpo nuk ka asgjë për të thënë duke qënë se nuk kanë dalë në një përfundim. Nga ana tjetër, kreu i PD shtoi se nuk është i sigurtë nëse PDIU ka marrëveshje me maxhorancën. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetja: Sot, keni lidhur me marrëveshje elektorale me Dulen, por me PDIU-së do të ketë një të tillë?

Berisha: Disa kontakte janë vendosur dhe them që më shumë nuk mund dhe nuk kam për të thënë. Unë nuk kam dijeni se PDIU ka marrëveshje me maxhorancën. Ne po diskutojmë.

Pyetja: Mbi ç'mekanizëm keni zgjedhur kandidaturat?

Dule: Kemi bashkëpunime me organizata që përfaqësojnë interesat e minoriteteve në vend. Në kuadër të tyre parashikohet dhe mënyra sesi do të zgjidhjen kandidaturat.

sali berisha

Sondazh

Poll