Aktualitet

“S’po mbushemi më frymë”, banorët e Laprakës në protestë kundër ndotjes nga fabrika e çimentos: Po na vrasin në h

15 Shtator 2019, 08:45 Nga DOSJA
“S’po mbushemi më frymë”, banorët e

TIRANË– Këtë të dielë banorët e Laprakës janë ngritur sërish në protestë kundër ndotjes së ajrit nga fabrika e çimentos “Edil Centro” pranë tyre.  Sipas tyre gjatë natës fabrika lëshon shtëllunga tymi dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e banorëve.

Nuk po mbushemi dot me frymë”, tha një zonjë, sepse na vjen pluhuri i çimentos. Kjo bashki që përze fshatarët e shkretë që shesin një dorë spinaq a labot për fëmijët e tyre dhe i degdis s’dimë se ku, lejon këtë biznes së madh të na marrë frymën”, shprehet një banor. 

Ndërsa, një tjetër banor theksoi se nuk po bëhet fjalë për pluhurin e rrugës, por për pluhurin toksik nga fabrika e çimentos. Ata shprehen se po protestojnë për jetën, pasi kjo ndotje po ndikon në shëndetin e tyre, madje në disa raste duke shkaktuar edhe kancer tek banorët e zonës përreth fabrikës.

Më 20 maj kemi bërë takimin e fundit me fabrikën. Na thanë na lini tre muaj se kemi filtrat të shkatërruar. Kaluan…Ku e gjejnë fuqinë këta që vazhdojnë kundër ligjit? Ne një makinë të vogël kemi e s’na e kalojnë tek Kolaudimi për ndotjen, aq e vogël sa është. Po gjithë ky oxhak?! Ne do ta ndjekim protestën në rrugë ligjore dhe në fund pastaj….Kjo nuk është protestë mjedisore, është protestë për jetën se po vdesin njerëzit nga kanceri. Këta e kanë pezulluar punën ditën dhe e kanë trefishuar natën. Këta janë shumë arrogantë, po na vrasin. Kjo është vrasje e heshtur”, thotë një tjetër protestues. 

Disa ditë më parë banorët e zonës së Laprakës protestuan për shkak të ndotjes që ka shkaktuar fabrika e tullave që ndodhet në zonën e tyre. Ata akuzuan drejtuesit e fabrikës se nuk përdorin filtra. Sipas tyre gjatë natës fabrika lëshon shtëllunga tymi dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e banorëve

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fabrika e çimentos laprake protesta e banoreve protesta kundër fabrikes fabrika e çimentos laprake protesta e banoreve protesta kundër fabrikes

Sondazh

Poll