Sociale

“Ku do rritemi ne, në një vend që të vdesim”? Përlot 9-vjeçari në protestë kundër fabrikës së tullave: Tymi po na futet në fyt (VD)

Banorët janë shprehur për mediet duke akuzuar drejtuesit e fabrikës se nuk përdorin filtra. Sipas tyre gjatë natës fabrika lëshon shtëllunga tymi dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e banorëve.

TIRANË- Ditën e sotme banorët e zonës së Laprakës janë ngritur në protestë. Ata protestojnë për shkak të ndotjes që ka shkaktuar fabrika e tullave që ndodhet në zonën e tyre.

Banorët janë shprehur për mediet duke akuzuar drejtuesit e fabrikës se nuk përdorin filtra. Sipas tyre gjatë natës fabrika lëshon shtëllunga tymi dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e banorëve.

Ndërsa një vogëlush 9 vjeçar, shprehet para medieve se tymi po u hynë çdo ditë në fyt, duke shkaktuar sëmundje të këtyre banorëve.

Ku do rritemi ne? Do rritemi në një vend ku na hy ajri i pisët në gojë, që të sëmuremi në krejt fëmijët e vegjël. Do rrimë në një vend që të vdesim? Tymi i tyre po na hy në fytin tonë. Para disa muajsh, mezi merrja frymë. Babi me çonte në spitale për të më shëruar. Mamit tim nga stresi i madh, nga tymrat, i dilte gjak nga hundët. Ne duhet të rrinim tek koka e mamit (përlotet). Qaj çdo ditë për të. Çfarë do të bëjmë ne?”, shprehet 9-vjeçari.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment