Aktualitet

Detaje nga aksidenti në Lezhë/ I plagosur mbeti fëmija 10 vjeç, shoqërohet në Polici shoferi

14 Shtator 2019, 19:27 Nga DOSJA
Detaje nga aksidenti në Lezhë/ I plagosur mbeti fëmija 10

LEZHË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në afërsi të fshatit Barbulloj e Re. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku ka dhë të plagosur.

Një këmbësor i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës, ka mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një fuoristradë e cila më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka bërë me dije se i plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur dhe është dërguar për mjekim tek Spitali i Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A.P. banues në Barbullojë , i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një çift kanë mbetur të plagosur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë makina perplas kembesorin policia lezhe aksident në lezhë makina perplas kembesorin policia lezhe

Sondazh

Poll