Aktualitet

Terrorizuan Kuçovën me armë zjarri, arrestohen dy persona

15 Shtator 2019, 08:39 Nga DOSJA
Terrorizuan Kuçovën me armë zjarri, arrestohen dy persona

KUÇOVË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për dy të rinj me inicialet A.P., 34 vjeç dhe A.T., 19 vjeç.

Dy të arrestuarit ishin shpallur në kërkim për kanosje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 15.07.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’.

Mësohet se dy të arrestuarit më datë 09.07.2019, në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke terrorizuar vendin.

Njoftim i policisë Kuçovë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

-A.P, 34 vjeç,
-A.T, 19 vjeç, të dy banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 15.07.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’

Këta shtetas në datë 09.07.2019, në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake’’ dhe ‘’Kanosja’’, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona n kucove policia e kucoves sherr me arme arrestohen dy persona n kucove policia e kucoves sherr me arme

Sondazh

Poll