Aktualitet

Drift dhe shpejtësi e çmendur/ Aksidentoi policët në Astir, 47-vjeçari bie në pranga

15 Shtator 2019, 08:15 Nga DOSJA
Drift dhe shpejtësi e çmendur/ Aksidentoi policët në

TIRANË– Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tirans pasi ka rrezikuar jetën e policëve dhe të qytetarëve. Burime nga policia bëjnë me dije se 47-vjeçari me inicialet A.H., po udhëtonte në gjendje të dehur në mjetin e tij tip “Benz”.

Gjithashtu mësohet se i arrestuari është ndaluar për kontroll nga policia. Në momenti që ka rezultuar i dehur, efektivët donin ta arrestonin por ai ka kundërshtuar.

47-vjeçari ka ndezur automjetin e tij dhe është larguar nga policia, por gjatë largimit ka aksidentuar edhe automjetin e policisë duke vënë në rrezik jetën e efektivëve.

Më pas shtetasi A.H., është ndjekur dhe është vënë në pranga.

Njoftim i policisë Tiranë

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, qytetarët njoftojnë policinë.

47-vjeçari godet makinën e Policisë Rrugore në tentativë për t’u larguar duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, por arrestohet në flagrancë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve.

Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet makina e policise arrestohet 47-vjeçari ne tirane aksidentohet makina e policise arrestohet 47-vjeçari ne tirane

Sondazh

Poll