Aktualitet

Aksidentohet trajleri në Urën e Ulzës, shoferi hidhet nga mjeti

15 Shtator 2019, 07:40 Nga DOSJA
Aksidentohet trajleri në Urën e Ulzës, shoferi hidhet nga mjeti

MAT-Një mjet i tonazhit të lartë është aksidentuar ditën e sotme teksa ka dalë nga rruga në aksin Milot-Burrel. Mësohet se drejtuesi i trajlerit është hedhur nga mjeti në momentin e aksidentit.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në urën e liqenit të Ulzës, një zonë mjaft e rrezikshme dhe e njohur si burim aksidentesh.

Shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar. Një automjet me targa zviceriane ka parakaluar mjetin e tonazhit të lartë me targa Shkupi duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.

Shoferi ka marrë dëmtime të lehta dhe po kurohet në Spitalin Rajonal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne milot-burrel shoferi hidhet nga mjeti trajleri del nga rruga aksident ne milot-burrel shoferi hidhet nga mjeti trajleri del nga rruga

Sondazh

Poll