Aktualitet

Vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 2 persona në Tiranë

Po ashtu është proceduar penalisht një person, pasi nxënës të një shkolle kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pasi kanë konsumuar produkte të blera nga ai.

25 Janar 2023, 11:45 Nga I.A
Vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 2 persona
Policia

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 41-vjeçar është arrestuar pasi i ka vjedhur telefonin një kamarieri. Po ashtu është arrestuar edhe një 48-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu është proceduar penalisht një person, pasi nxënës të një shkolle kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pasi kanë konsumuar produkte të blera nga ai.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Teodor Keko”, i ka vjedhur telefonin një shtetasi (kamerier i lokalit). Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - V. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi.
---
Më datë 24.01.2023, shtetasi S. Y., 25 vjeç, ka kallëzuar se në Laprakë, në afërsi të vendit të quajtur "Guintash", gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, si dhe për gjetjen e automjetit.
---
Në rrugën "Teodor Keko", gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll