Aksidentoi 45-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës, 3 procedohen penalisht
Policia DURRËS- Një person është arrestuar në Durrës pasi ka aksidentuar një 45-vjeçare me makinë. Po a...
Dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj që të investojnë në bursa fiktive. Sipas policisë, personat e inicialet R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën "Egnatia", të cilin e kishin përshtatur si call center.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Trading", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare. Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Trading". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasit R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën "Egnatia", të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia DURRËS- Një person është arrestuar në Durrës pasi ka aksidentuar një 45-vjeçare me makinë. Po a...
Elion Shala ITALI- Vdekja e 15-vjeçarit shqiptar Elion Shala në Itali ka tronditur të gjithë komunitetin ku ai jetonte. Klubi i ...
Foto ilustruese TIRANË- Grabitet një banesë në fshatin Kameras në Krujë. Dy persona, janë futur në banesën e g...
protesta ne Durres DURRËS- Anëtarë të shoqatws së personave me aftësi të kufizuar kanë protestuar dit&eu...
Amerikani GREQI-38-vjeçari shqiptar, i cili shpallur në kërkim prej disa ditësh për vrasjen e 47 vjeçarit është...
Banoret TIRANË- Banorët e Bërxullës protestuan ditën e sotme përballë kryeministrisë për projektin Thumanë...
Anisa Kostani TIRANË- Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani është përfshirë në një aksident me makin...
Porti DURRËS- Vladimir Bardhi është arrestuar nga Policia Kufitare. 32-vjeçari nga Kosova është kapur me skulptura në ...
Borëpastruese KORÇË- Reshjet e shumta të borës në Korçë kanë bërë që të rekomand...
Kurjan ROSKOVEC– Banorët e Kurjanit në Roskovec janë në hall të madh. Rrugën që nuk e ka shtruar shteti p&eum...