Aktualitet

Vrasja e 'AMERIKANIT' në Greqi/ Arrestohet shqiptari, dyshohet si AUTOR i krimit, policia e gjen në banesën e bullgarit

Shqiptari plagosi për vdekje grekun me nofkën “amerikan” në Kalamatë dhe më pas u fsheh në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për ndihmë ndaj një krimineli.

25 Janar 2023, 10:10 Nga A.B
Vrasja e 'AMERIKANIT' në Greqi/ Arrestohet shqiptari, dyshohet si
Amerikani

GREQI-38-vjeçari shqiptar, i cili shpallur në kërkim prej disa ditësh për vrasjen e 47 vjeçarit është kapur dhe arrestuar nga policia helene.

Ai fshihej në një banesë turistike me qira në zonën e Akrogialit, pranë fshatit Kitries, të cilën e kishte marrë me qira një bullgar, i cili u arrestua me të dhe akuzohej se strehonte një kriminel. 

Oficerët e Sigurimit të Kalamatës i arrestuan mëngjesin e sotëm, duke sekuestruar edhe një sasi kanabisi që posedonin.

Të dy u dërguan në Prokurorinë e Kundërvajtjeve të Kalamatës , e cila tashmë ka proceduar penalisht 38-vjeçarin për vrasje me dashje, ndërsa një 22-vjeçar i cili u arrestua ditën e vrasjes pranoi se e joshi viktimën deri kur vdiq. 

Burimi: Protothema.gr

vrasja e amerikanit ne greqi vrasja ne greqi

Sondazh

Poll