Aktualitet

Grabitet banesa e një gruaje në Krujë, autorët marrin 800 euro dhe largohen, Policia nis hetimet

Polica ka kryer kontrolle për të kryer identifikimin dhe kapjen e autorëve.

25 Janar 2023, 10:43 Nga A.B
Grabitet banesa e një gruaje në Krujë, autorët marrin 800
Foto ilustruese

TIRANË- Grabitet një banesë në fshatin Kameras në Krujë. Dy persona, janë futur në banesën e gruas me inicialet E.K, së cilës i kanë marrë 800 euro. Polica ka kryer kontrolle për të kryer identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Kameras, Krujë, 2 shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në banesën e shtetases E. K., dhe i kanë marrë 800 euro. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

grabitet banesa ne kruje kruje grabitje

Sondazh

Poll