Aktualitet

'Pronat i mbrojmë me GJAK'/ Banorët e Bërxullës protestojnë para kryeministrisë: Do vetëflijohemi

Një prej banoreve u shpreh se kanë 5 muaj që po protestojnë për pronat e tyre mirëpo ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 

25 Janar 2023, 10:06 Nga A.B
'Pronat i mbrojmë me GJAK'/ Banorët e Bërxullës
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës protestuan ditën e sotme përballë kryeministrisë për projektin Thumanë-Kashar, i cili prek banesat e tyre. Me pankartat në duar:'Nuk e falim pronën', 'Shteti ka fytyrën e krimit', banorët paralajmërojnë se në protestat e ardhshme do të ndërmarrin akte ekstreme, duke nënkuptuar vetëflijimin. 

Një prej banoreve u shpreh se kanë 5 muaj që po protestojnë për pronat e tyre mirëpo ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 

Nuk lejoj njeri të futet në tokën time. Ky shtet do të na vrasë e të na shtypë. Kjo qeveri do vetëm të mbushë xhepat e bankat nëpër botë. Bëjmë 5 muaj në protest dhe shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Jam banore aty, s’kam ardhur nga askund. Shteti t’i vërë gishtin kokës, jo të bëjnë ligje sipas kokës së tyre. Po e fusni në gropë popullin”, tha një nga protestueset, e cila mbante në dorë pankartën “Do të vetëflijohemi.”

Ndërsa një tjetër banor tha: Hymë në muajin e katërt me protesta, për të drejtat tona që shteti na i shkel me vetëdije të plotë për të na diskriminuar. Kjo e keqe ka kohë që i vjen zonës sonë. Ndaj i kërkojmë shtetit tonë të negociojë direkt për çmimin e pronave me banorët dhe ne të jemi të bindur se diçka do të marrin e diçka do të lemë, se kjo do të na çojë në vëllavrasje.'

“Sot dolëm në protestë për t’i bërë thirrje kryeministrit që duhet të ndryshojë VKM dhe ligji e përcakton qartë si e ka bërë në 2005 kur u dëmshpërblye Rinas-Qafë Kashar, por ky shtet e përdor ligjin. Unë ia vura në dispozicion drejtorit të policisë, unë e kam marrë për bazë këtë çmim dhe po themi prona të vlerësohet si duhet jo sipas çmimit të referencës është hera e fundit që paraqitem këtu ose të zbatojnë ligjin dhe jo t’i interpretojnë sipas interesave të veta, ne kërkojmë vlerën e pronës sipas çmimit të tregut, certifikimi i banesës dhe pronës dhe si do zhvillohet projekti i rrugës i cili ende sot nuk është publik akoma ndonëse firma ka nis punimet”, shtoi një tjetër banor.

Qytetari që preket nga projekti deklaroi se pronat në të cilët jetojnë prej vitesh janë të legalizuara dhe të rregullta.

Në fshatin Bërxullë janë bërë pisllëqe, padrejtësi nga më të ndryshmet, për sa i përket pronave. Dhe ata që thonë se janë dakord me atë projekt, janë përfshirë në vjedhje, abuzime. Çdo lloj prone e jona është e legalizuar, e rregullt, nuk është shtetërore, është jona. Nuk është e zaptuar, është e trashëguar. Kërkesat tona janë të qarta, kërkojmë të bisedojmë. Pas incidentit që ndodhi në fshatin tonë, me ata banorë që u ngjitën në shtyllën e tensionit për t’u vetëflijuar, ne vazhdojmë të presim…Pushtetarët po testojnë durimin tonë. Ne nuk do të tërhiqemi, pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Do të ketë përshkallëzim të protestës”.

Rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore.

banoret e berxulles ne proteste banoret e berxulles

Sondazh

Poll