Aktualitet

Qytetarët në Durrës dalin në protestë para Bashkisë: Kryetare, vartësit tuaj po na mbyllin derën 

Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore.

25 Janar 2023, 10:14 Nga I.A
Qytetarët në Durrës dalin në protestë para
protesta ne Durres

DURRËS-  Anëtarë të shoqatws së personave me aftësi të kufizuar kanë protestuar ditën e sotme përballë Bashkisë Durrës, për shkak të mos lëshimit të listë-pagesave të invalidëve nga ana e këtij institucioni. Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore.

Ata deklarojnë se shteti po u heq të drejtën të mos përfitojnë pagesën që u takon me ligj, as invalidëve dhe as kujdestarëve të tyre. Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, që prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 - gusht 2010.

proteste ne durres

Sondazh

Poll