Aktualitet

Habia në Roskovec/ Shtruan rrugën që nuk vinte dorë Bashkia, banorët e Kurjanit paditen për 'ndërtim pa leje'

Bashkia u sjell policinë e shtetit për ndërtim pa leje.

25 Janar 2023, 09:29 Nga I.A
Habia në Roskovec/ Shtruan rrugën që nuk vinte dorë Bashkia,
Kurjan

ROSKOVEC– Banorët e Kurjanit në Roskovec janë në hall të madh. Rrugën që nuk e ka shtruar shteti për 25 vjet e shtruan vet me financat e tyre për të shkuar fëmijët në shkollë dhe të moshuarit te mjeku. Bashkia u sjell policinë e shtetit për ndërtim pa leje.

Disa banorë të fshatit Kurjan të bashkisë Roskovecit janë kallzuar në postën e policisë Roskovec për ndërtim pa leje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe e pohojnë banorët e fshatit. Shkaku është se një pjesë e tyre duke parë që shteti për 25 vjet nuk kish vënë dorë në shtrimin e rrugës kryesore 2,5 km të gjatë e tepër të amoatizuar ata mblodhën finanacat e tyre dhe shtruan as 150 metra rrugë që i lidh lagjet e fshatit me shkollën nëntevjeçare dhe qëndrën shëndetësore.

Forca të policisë kontaktuan dje pasdite jo për ti falenderuar që e shtruan rrugën me financat e tyre por për ti kallzuar penalishtë se kam ndërtuar pa leje ata pohuan se rruga eshte e pa kalueshme ne dimër e verë, të moshuarit e fëmijët nuk shkojnë dotë as në shkollë e as tek mjeku. Dhe për ti varrosur të afërmit e tyre duhet ti çonin më krahë apo me qerre e biroçe sepse asnje shërbim funeral apo mjet privat i banorëve si merte përsipër shërbimin.

Ata janë ankuar me dhjetra herë në bashkinë e Roskovecit dhe me kryebashkiaken Majlinda Bufi kanë kryer takim dhe u ka premtuar zgjidhje në shtatorin e kaluar, por ende nuk është berë asgje, në vend të na falenderoi na sjell policinë, pohuan ata. Nëpërmjet telefonit disa orë më pas kryebashkiakia e Roskovecit Majlinda Bufi ka pohuar se: Ka pasur një denoncim, kryem verifikimet dhe kemi të bëjmë me ndërtim pa leje dhe kryem kallzim në polici, janë organet e drejtësisë që do veprojnë.

Marrë nga Syri.net

kurjan majlinda bufi

Sondazh

Poll