Aktualitet

Sekuestrohet drogë në burgun e Rrogozinës, çështja referohet në Prokurori

14 Shtator 2019, 17:29 Nga DOSJA
Sekuestrohet drogë në burgun e Rrogozinës, çështja

RROGOZHINË- Një kontroll rutinë në burgje ka zbuluar një sasi droge në Rrogozinë. Sipas informacioneve ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka ushtruar kontroll në ambientet e jashmte të IEVP Rrogozhinës, dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Policia kishte pasur informacione dhe më herët, që mund të kishte drogë, por sot gjatë kontrolli gjeti një sasi prej 97.1 gramë.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, çështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Siguria në burgjet shqiptare gjithmonë po thyhet, pasi dhe më herët Policia ka gjetur drogë. Pak javë më parë u tentua që të futen drogë dhe pati disa arrestime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i rrogozhines droge ne burgje policia e burgjeve shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje burgu i rrogozhines droge ne burgje policia e burgjeve shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje

Sondazh

Poll