Aktualitet

“Ku hy unë, s’hyn as drita”, përgjimet e ‘kokës’ së grupit: O qukapiku i babit, gabimi qe i imi

14 Shtator 2019, 16:24 Nga DOSJA
“Ku hy unë, s’hyn as drita”, përgjimet e

TIRANË- Biseda të tjera janë zbardhur për grupet, të cilat u arrestuar nga Policia në kuadër të operacioni “Limit”. Në vijim të përgjimeve, prokuroria ka zbardhur transkriptet e trafikantëve, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme dhe ku natyrisht bie në sy mburrja teksa bisedojnë për pazaret dhe interesat mes tyre.

Olger Bamllari i cili në shumicën e përgjimeve  del si “koka e grupit” por që ende vijon të jetë i shpallur në kërkim  bisedon me Erion Demollin.

PËRGJIMET

Demolli: Emo vëlla

 Bamllari: Emo qykapiku babit

Demolli: Po ku hyn ti, s’hyn drita o burri i dheut

Bamllari: Nuk të mora vesh

Demolli: Ku hy unë s’hy drita o burri i dheut, po them

Bamllari: Emo. Po lëre mo, ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu

 Demolli: Ku vete unë?!

 Bamllari: Të thashë unë që në fillim ore s’ashtu?!

Demolli: Më the.

Bamllari: Po hë bre vari… ka… gabimi qe i imi. Çar po bën ti

Gjykata ka lënë sot në burg 21 nga 24 të arrestuar në kuadër të operacionit “LIMIT”. Sipas gjykatës për 3 nga të arrestuarit është dhënë masa më e lehtë, pasi ata kanë pasur problem shëndetësore. Ndërkohë janë zbardhur dhe disa nga përgjimet e Prukororisë, ku dalin në pah bisedat me anëtarëve të grupit për trafikun e drogës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion demolli olger bamllari operacioni “limit” erion demolli olger bamllari operacioni “limit”

Sondazh

Poll