Aktualitet

Përgjimet e prokurorisë zbulojnë një femër si pjesë e “Limit”, si lajmëronte ‘shefin’: Përgjohen telefonat tëra

14 Shtator 2019, 18:42 Nga DOSJA
Përgjimet e prokurorisë zbulojnë një femër si

TIRANË- Një femër është pjesë e grupeve që u shkatërruan Policia dhe Prokuroria në kuadër të operacionit “LIMIT”.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

Më poshtë është biseda mes Mirandës dhe Olgertit, të cilët diskutojnë me njëri-tjetrin, teksa gruaja e paralajmëron kreun e bandës të mos flasë më, se telefonat po përgjohen.

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë?

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

Gjykata ka lënë sot në burg 21 nga 24 të arrestuar në kuadër të operacionit “LIMIT”. Sipas gjykatës për 3 nga të arrestuarit është dhënë masa më e lehtë, pasi ata kanë pasur problem shëndetësore. Ndërkohë janë zbardhur dhe disa nga përgjimet e Prukororisë, ku dalin në pah bisedat me anëtarëve të grupit për trafikun e drogës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genc bamllarit miranda olgert bamllarit operacioni “limit” genc bamllarit miranda olgert bamllarit operacioni “limit”

Sondazh

Poll