Aktualitet

Situata e përmbytjeve në Lezhë, 80 ha tokë bujqësore ende të përmbytura, tërhiqet uji në ish-kënetën Gjonëm

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

25 Janar 2023, 09:22 Nga A.B
Situata e përmbytjeve në Lezhë, 80 ha tokë bujqësore
Qyteti i Lezhes

LEZHË- Në qarkun e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu ndërsa situata është drejt normalizimit. Në ish-kënetën Gjonëm ujë është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

BILANCI

Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal. Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike. Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here. Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet: Në ish kënetën Gjonëm ujë është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë  Lezhë, raportohet: Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 50 ha. Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 30 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 80 ha tokë bujqësore të përmbytur Nga strukturat e MC të bashkisë  Mirditë, raportohet: Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk raportohen.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

permbytet shqiperia 2023 lezhe

Sondazh

Poll