Aktualitet

'Do të nxjerr burrin nga burgu'/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

25 Janar 2023, 09:03 Nga A.B
'Do të nxjerr burrin nga burgu'/ Iu prezantua si avokat dhe i
Momenti i arrestimit

ELBASAN- Mendo Kame, 54-vjeç banues në Tiranë është arrestuar nga Policia. Ky person, ishte nën hetim për disa muaj, pasi dyshohej se po kryente një mashtrim me pasoja të rënda. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një person i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga Kame, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda. I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

mendo kame arrestohet 54-vjecari operacioni manipulimi

Sondazh

Poll