Aktualitet

“Shes kokainë të laj borxhet”, rrëfimi i shqiptarit në Angli: Kisha frikë të mos paguaja se i dija pasojat

14 Shtator 2019, 15:37 Nga DOSJA
“Shes kokainë të laj borxhet”, rrëfimi i shqiptarit

ANGLI- Artur Dauti, një emigrant shqiptar që tashmë ndodhet në Angli, i është dashur të udhëtojë 180 milje në jug të Anglisë, për të shitur drogë në rrugët e Midlands. Sipas asaj që është shprehur ai, shitja e drogës është bërë për shkak të një borxhi që duhet të shlyente.

Ai është arrestuar nga Policia, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u gjet një paketë cigare të vendosur, aty ku ndodheshin 13 pako të mbështjella me drogë.

Në total ishin gati gjashtë gram kokainë me një vlerë prej 650 paund, si dhe iu gjetën 140 paund kesh. Pas një analize të telefonit të 29-vjeçarit u gjendën gjithashtu mesazhe të cilat vërtetonin se ai ishte i përfshirë në një shpërndarje droge.

Dauti është burgosur dhe po vuan dënimin e tij prej tre vitesh, të dhënë nga Gjykata e Stoke-on-Trent. “Kisha frikë të mos paguaja se i dija pasojat me të cilat do përballesha dhe si rezultat pranova të vazhdoj”, ka thënë ai pas arrestimit.

Në automjet gjetën një telefon me mesazhe në të në shqip, përmbante mbi njëqind kode postare të ndryshme dhe referenca për shuma parash.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli artur dauti shitjra e kokaines arrestohet shqiptari ne angli artur dauti shitjra e kokaines

Sondazh

Poll