Politike

“Flutura në kabinën e qeverisë”/ Ina Zhupa zbulon arsyen e sherrit me deputeten Açka: Votoi pro buxhetit të qeverisë

Ina Zhupa tha se deputetja Açka ka votuar pro buxhetit të qeverisë dhe kjo sipas saj është arsyeja që ajo e ka thirrur me këtë epitet, por duket se nuk do të flasë më për përplasjen mes tyre.

24 Janar 2023, 20:54 Nga k.m.
“Flutura në kabinën e qeverisë”/ Ina Zhupa zbulon
Flutura Açka dhe Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa arsyen përse e quajti kolegen e saj demokrate, Flutura Açkën me epitetin “Flutura në kabinën e qeverisë”. Në një intervistë për Panorama, deputetja Zhupa tha se deputetja Açka ka votuar pro buxhetit të qeverisë dhe kjo sipas saj është arsyeja që ajo e ka thirrur me këtë epitet, por duket se nuk do të flasë më për përplasjen mes tyre.

“Unë dua që kohën mediatike ta harxhoj duke bërë opozitë, siç kam bërë edhe sot. Uroj nga zonja Açka të mos ketë përsëritje dhe të bashkohemi e të bëjmë opozitë. Të bëhet opozitë me fakte e prova në çdo seancë parlamentare. Gjithsecili ka dëshirat e veta. Unë nuk doja t’i jepja më shumë vëmendje kësaj përplasjeje me Açkën. Kam postuar edhe një video ku zonja Açka voton pro buxhetit të PS-së, pro buxhetit të qeverisë. Për mua kanë më shumë rëndësi të gjitha çështjet që trajtuam bashkë, zgjedhjet lokale të 14 majit. Zgjedhjet e 14 majit na vënë përballë alternativës që të shkojmë te shqiptarët me kandidatët më të mirë. Ne këtë po bëjmë. Nuk i mbushim dot mendjen çdo individi të na bashkohen,”- është shprehur Zhupa.

ina zhupa flutura acka

Sondazh

Poll