Politike

“Kujdes me licensat për shpimet e naftës”/ Ish-agjenti i FBI paralajmëroi Ramën, i ofroi një PAJISJE SPECIALE

Gjithashtu në dosje thuhet se McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së.

24 Janar 2023, 15:51 Nga F.M
“Kujdes me licensat për shpimet e naftës”/ Ish-agjenti i
Charles McGonigal

TIRANË- Ish-agjenti i FBI që është vënë nën akuzë, Charles McGonigal ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe ka takuar kryeministrin Edi Rama më 9 shtator të vitit 2017. Në takim, sipas dosjes së plotë, ai e ka paralajmëruar që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Gjithashtu në dosje thuhet se McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së.

Pjesë nga dosja:

Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët.

Më konkretisht:

‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.

‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.

‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.

‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.

‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza. 

charles mcgonigal

Sondazh

Poll