Aktualitet

Doli i gjakosur nga banesa, zbardhen detajet e sherrit mes pronarit dhe punëtorit në Tiranë (EMRAT)

14 Shtator 2019, 14:12 Nga DOSJA
Doli i gjakosur nga banesa, zbardhen detajet e sherrit mes pronarit dhe

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku pronari i një banese ka plagosur punëtorin.

Sipas informacioneve që bëri me dije Policia një punëtor 51-vjeçar u godit me mjete prerëse nga pronari i shtëpisë, ku ai marrë për të kryer disa punime.

Por mësohet se agresori, është 44-vjeçari Stefan Agolli, i cili në skedarët e Policisë rezulton me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje. Ai është kapur duke vjedhur në urbant e Tiranës dhe më pas është dënuar.

Si ndodhi konflikti?

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet pronari i banesës kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, aty ku shkonte si emigrant dhe do bënte disa riparime në shtëpi, konkretisht tualetin.

Ai kishte marrë për të kryer punimet punëtorin 51-vjeçar, Dashamir Lecini, për të bërë suvatimet dhe shtrimin me pllaka. Por dje pronari dhe punëtori kanë nisur një konflik për cilësinë e punimeve dhe aty janë konflikutuar dhe fizikisht.

Agolli ka qëlluar me thikë Lecinin dhe ky i fundit ka dalë i gjakour nga banesë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë dhe tashmë pronari i banesës është arrestuar.

Sherri i sotëm mës pronarit të besës dhe punëtorit nuk është vemti që ka ndodhur kohët e fundit në Tiranë. Pak javë më parë në rrugën “Myslym Shyri” u vra Indrit Çela pas një konflikit që kishte me pronarët e banesës. Ai u qëllua me armë dhe për këtë ngjarje janë në kërkim Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim dhe disa të tjerë kanë përfunduar pas hekurave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pronari dhunues plagoset punetori plagosja e puneterit ne tiranes policia tiranes arrestohet pronari dhunues plagoset punetori plagosja e puneterit ne tiranes policia tiranes

Sondazh

Poll