Aktualitet

Fshehën fëmijën për të mos i kaluar kujdestarinë nënës, arrestohen babai dhe gjyshja në Vlorë

14 Shtator 2019, 14:02 Nga DOSJA
Fshehën fëmijën për të mos i kaluar kujdestarinë

VLORË- Nënë e birë janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, pasi kishin fshehur fëmijën e mitur nga prindi tjetër pas ndarjes. Ka qenë 39-vjeçari që në bashkëpunim me mamanë e tij 66-vjeçare nuk kanë lejuar që fëmija të kalonte në kujdestarin e nënës, siç ishte dhe vendimi i gjykatës pas ndarjes.

Policia bën me dije se arrestimi është bërë në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë ku kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim” duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fshehen femijen kujdestaria e femijes policia vlore fshehen femijen kujdestaria e femijes policia vlore

Sondazh

Poll