Bota

Shtatë të vrarë, një i plagosur në San Francisko/ Të shtëna masive: Filluan në fermën e kërpudhave, përfunduan në autostradë

Sulmuesi i dyshuar, një 67-vjeçar, banues në komunitet, u arrestua rreth dy orë pas të shtënave.

24 Janar 2023, 07:18 Nga A.B
Shtatë të vrarë, një i plagosur në San Francisko/
Momenti i arrestimit

SHBA- Një sulm i dyfishtë nga një person i armatosur kundër dy fermave në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra ndodhi ditën e djeshme në San Francisko. Shtatë persona humbën jetën, sipas raportit të fundit të transmetuar nga mediat amerikane, CBS News. Autori është arrestuar, tha në Twitter sherifi i San Mateo County, pranë San Franciskos.

“I dyshuari është arrestuar. Nuk ka më asnjë rrezik për publikun në këtë moment”, thuhet në postimin e sherifit.

Sulmuesi i dyshuar, një 67-vjeçar, banues në komunitet, u arrestua rreth dy orë pas të shtënave. Ai ishte në makinën e tij në parkingun e një stacioni policie në Gjirin e Half Moon. Sulmuesi u identifikua si Zhao Chunli.

Në makinën e tij është gjetur edhe arma që besohet se është përdorur në këtë incident. Fillimisht autoritetet njoftuan se ka 4 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë. Pak më vonë, mediat amerikane raportuan se të vdekurit janë 6, ku 4 prej tyre janë punëtorë fermash kineze.

Motivi për të shtënat mbetet i panjohur, thanë zyrtarët e sherifit në një deklaratë.

Më herët në një shtet tjetër amerikan, në Iowa, dy persona u vranë dhe një i tretë u plagos rëndë nga të shtënat me armë brenda një organizate joqeveritare që ndihmon të rinjtë në Des Moines.

“Këta dy persona, dy studentë, janë të vdekur (...). Personi i tretë, i cili punon për organizatën, është në gjendje të rëndë”, shpjegoi për shtypin Paul Parizek, zëdhënës i policisë në Des Moines.

Vdekjet pasojnë masakrën e së shtunës mbrëma në Kaliforni që la pas 11 të vdekur.

sulm ne shba zhao chunli

Sondazh

Poll