Bota

'Askush nuk pyeti se me çfarë po përballet Serbia'/ Vuçiç: Plani evropian është kornizë e re negociuese

Ai thotë se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe rrethanat dhe se me çfarë po përballet Serbia.

23 Janar 2023, 20:24 Nga a.l
'Askush nuk pyeti se me çfarë po përballet Serbia'/
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sonte në fjalimin e tij para qytetarëve se ndryshimi i rrethanave gjeopolitike ka kontribuar në qasjen më të ashpër të vendeve perëndimore ndaj Serbisë dhe çështjes së Kosovës dhe Metohisë.

Në marrëveshje me anëtarët e qeverisë dua të flasim më shumë për çështje strategjike dhe jo për çështje taktike dhe ditore politike. Versionin e parë të gjithë e kemi parë ditëve të fundit, i cili nuk ndryshon shumë nga versioni i dytë në media të ndryshme të të ashtuquajturit plan franko-gjerman, që nuk është më plan franko-gjerman, por shumë më tepër se kaq”, tha Vuçiç në Presidencë.

Ai thotë se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe rrethanat dhe se me çfarë po përballet Serbia.

aleksander vucic

Sondazh

Poll