Bota

DETAJE/ Mik me Ramën, ish-agjenti i FBI që u arrestua sot mori 80 mijë dollarë në parkimin e restorantit në Nju Jork

Zbardhen detaje.

23 Janar 2023, 21:27 Nga F.M
DETAJE/ Mik me Ramën, ish-agjenti i FBI që u arrestua sot mori 80
Charles McGonigal

SHBA- CNN ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së dhe mikut të kryeministrit Edi Rama që u arrestua sot. 

“McGonigal nuk tregoi për qeverinë amerikane formatin me të cilin ai ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë,” raporton CNN.

“Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë ‘i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse’. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, që i pagoi 225 mijë dollarët, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat. Një nga pagesat në para kesh- 80 mijë dollarë- dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork. Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet e lobimit të huaj te një shtetas amerikan, bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, raporton CNN.

Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është vënë në pranga bashkë me një ish-diplomat rus, Sergey Shestakov, 69 vjeç, përkthyes i oligarkut Oleg Deripaska, pasi akuzohen për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. McGonigal u përpoq të ndihmonte oligarkun Oleg Deripaska në mënyrë që ta linte jashtë listës së të sanksionuarve. McGonigal ka pranuar dhe ka marrë 225 mijë dollarë cash gjatë kohës që punonte në FBI nga një person që kishte interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë edhe punonjës në shërbimin e inteligjencës në Shqipëri. McGonigal është liruar duke lënë 500 mijë dollar garanci pasurore.

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll