Bota

Kaloi me sukses operacionin e dy tumoreve, Zonja e Pare e SHBA-së shfaqet me syzë krahë presidentit Biden (VIDEO)

Ajo dhe presidenti Joe Biden shkuan dorë për dore në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mëngjes pasi kaluan fundjavën në shtëpinë e tyre në plazh në Rehoboth, Delware. 

23 Janar 2023, 22:11 Nga a.l.
Kaloi me sukses operacionin e dy tumoreve, Zonja e Pare e SHBA-së shfaqet
Jill Biden

SHBA-  Disa ditë pas operacionit të suksesshëm të dy tumoreve, zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden është shfaqur për herë të parë në publik veshur me syze dielli për të mbuluar sytë pasi i hiqeshin lezionet nga secili kapak.

Dr. Kevin O'Connor i Shtëpisë së Bardhë tha javën e kaluar se zonja e parë ishte pa kancer, por ende po përjetonte 'mavijosje dhe ënjtje të lehtë' pas procedurës. Ajo dhe presidenti Joe Biden shkuan dorë për dore në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mëngjes pasi kaluan fundjavën në shtëpinë e tyre në plazh në Rehoboth, Delware. 

Procedura Mohs kryhet me anestezi lokale dhe konsiderohet shumë efektive, nëse kryhet mjaft herët, në zhdukjen e formacioneve të kancerit të lëkurës.

jill biden

Sondazh

Poll