23 Janar 2023, 21:47
Nga F.M
Charles McGonigal
SHBA- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI që u vu në pranga ditën e sotme është liruar nga qelia. CNN shkruan se gjykatësi ka urdhëruar lirimin e McGonigal në këmbim të 500 mijë dollarëve garanci pasurore. Ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se ndihmoi oligarkun rus, njëkohësisht mik me kryeministrin Edi Rama, nuk i lejohet të dalë nga vendi. Ai do të mbahet nën vëzhgim, ndërkohë që hetimi për ndihmën e dhënë ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska dhe marrja e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i shërbimit të inteligjencës në Shqipëri, vijojnë.
Ai vetë është deklaruar i pafajshëm, por i është ndakuar që të ketë kontakt me këdo person që është vënë nën hetim në lidhje me rastin.
McGonigal ishte vënë nën hetim që nga muaji shtator i vitit 2022. Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i McGonigal në lidhje me Shqipërinë. Një artikull i “BuisnessInsider”, shkruante se McGonigal përdori adresën e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe një firme amerikane. Kjo e fundit, ishte menduar për tu kontraktuar për një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal
Bota
23 Janar 2023, 21:27
F.M
Charles McGonigal
SHBA- CNN ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së dhe mikut t&eum...
Bota
23 Janar 2023, 21:22
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencë për media ka t...
Bota
23 Janar 2023, 20:38
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Topografi Andra Bonafede është vënë në prang anga policia italiane mbrëmjen e sotme. Ai ishte sh...
Bota
23 Janar 2023, 20:33
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Plani franko-gjerman, i cili është bërë plan i Bashkimit Evropian për normal...
Bota
23 Janar 2023, 20:24
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sonte në fjalimin e tij p...
Bota
23 Janar 2023, 19:31
F.M
Charles McGonigal dhe Edi Rama
SHBA- Ish-agjenti kryesor i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal është vënë në pranga ba...
Bota
23 Janar 2023, 19:29
F.M
Spotify
SUEDI- Aplikacioni i transmetimit të muzikës Spotify lajmëroi se do të shkurtojë 6% të stafit rreth 10,000 punonj&eu...
Bota
23 Janar 2023, 19:21
F.M
Uji
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka ftuar qytetarët që të vlojnë ujin para përdorimit. N&eu...
Bota
23 Janar 2023, 18:51
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga v...
Bota
23 Janar 2023, 18:47
Francë
FRANCË- Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt-ligj që parashikon ndryshime të...