Aktualitet

"21 Janari"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve, SPAK ta hetojë!

Ai shtoi se është i indinjuar me drejtësinë, që sipas tij nuk e ka hetuar çështjen deri tani.

23 Janar 2023, 23:31 Nga F.M

"21 Janari"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Akuzojmë Sali

TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 Janarit, akuzoi drejtpërdrejtë Sali Berishën, si organizator të vrasjeve. Në një prononcim për emisionin "Të Paekspozuarit", Mark Nika kërkoi që çështja të shkojë në SPAK për t'u hetuar. Ai shtoi se është i indinjuar me drejtësinë, që sipas tij nuk e ka hetuar çështjen deri tani.

"Ne akuzojmë Sali Berishën si organizator të vrasjeve dhe ish komandatin e Gardës. Saliu thotë i kam vrarë unë. Basha thotë janë vrasje legjitime. Ata pranojnë se i kanë vrarë. A janë legjitime apo kriminale, duhet të merret prokuroria. Prokuroria e ka mbajtur çështjen të mbyllur. Nuk na kanë njohur autoritetet si palë në proces. Kohët e fundit por, por jo më parë. Qeveria nuk na ka borxh për hetimin. Hetimin e bën Prokuroria. Prokuroria ka qenë e varur nga Partia Demokratike. Cila është përgjegjësia e qeverisë? Qeveria nuk merret me hetime. Ajo duhet ti kishte krijuar kushte Prokurorisë, nëpërmjet SHIK-ut dhe policisë kriminale, të sigurojë prova, për të akuzuar vrasësit dhe organizatorët e mitingut të paligjshëm. Ne nuk kemi mundur të marrim asnjë infromacion nga prokuroria. Kemi bërë edhe kërkesë me shkrim ti kalojë SPAK. Nuk kemi marrë përgjigje. Kemi verifikuar se çështja e Aleksit është pa veprime. Ata kanë bërë alibi. Kanë dërguar plumbin në Itali dhe po them se është dëmtuar dhe nuk ka laborator në botë që e identifikon. Plumbi është i deformuar. Ato kanë një plan, që çështjen ta pezullojnë sërish", tha Nika. 

Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

mark nika aleks nika sali berisha

Sondazh

Poll